Krasniqi: Kurti një mashtrues tipik që nuk i gjen shokun

Deputetja vushtrriase nga rradhët e LDK-së përmes një videopostimi ka rikujtuar një nga premtimet e kryeministrit aktual Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Në videon që shihet ku Kurti pohon se “Kushërinjët janë vetëm për dasma” ka bërë që Krasniqi përmes postimit të saj ta cilësoi kryeministrin aktual si një mashtrues tipik.

“Një mashtrues tipik, që nuk mund t’ia gjesh shokun!
Dëgjojeni me vëmendje se çfarë kishte deklaruar për punësimet familjare para se të vinte në pushtet.” ka shkruar Krasniqi.

Rikujtojmë se ditëve të fundit në opinion është ngritur çështja e punësimeve në KEK, ku opozita ka ngritur akuza për punësime familjare në konkursin e shpallur në këtë institucion të lidhura me subjektin që aktualisht qeverisë vendin.

https://www.facebook.com/watch/?v=809334397124890