Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruan kontratën për tri shkolla të reja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nënshkruar kontratën për tri shkolla të reja

Kontratën për ndërtimin e tyre e nënshkroi kryetari Përparim Rama, i cili falënderoi Departamentin e Partneritetit Publiko privat për bashkëpunimin që kanë treguar.

Lagjet përfituese të këtij projekti do të jenë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dy vjeçar.

“Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pas mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.

Në këto tri shkolla do ta vijojnë mësimin rreth 2500 nxënës.