Kuvendi mban seancë, njihuni me ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 5 maj 2022:

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbeturinat nga Industri e nxjerrjes së mineraleve, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

– Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Komuna e Deçanit mban seancë solemne në nderim e përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)

– Me thirrjen “Liri shtypit” nga Kosovo 2.0 organohen një varg ngjarjesh për të shënuar Ditën e Lirisë së Shtypit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10.00)

– Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit hapet turniri tradicional në futsall “Luan Haradinaj”. (Palestra e Sporteve në Isniq, ora 10:30)

– Oda Ekonomike e Kosovës organizon hapjen solemne të Panairit të Pëgjithshëm “Prishtina 2022”. (Qendra e Panaireve, Fshati Shkabaj, ora 11:00)

– Organizohet hapja solemne e panairit të Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

– Me homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Rahovec nis shënimi i Javës Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec, ora 11:00)