Ky është plani për aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në Kryeqytet

Përmes Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë, tavolina, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës dhe gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Aksioni do të zhvillohet përgjatë 5 ditëve, në lagje të ndryshme të qytetit, duke filluar nga data 29 gusht deri më 2 shtator, andaj ju lusim që mbeturinat e vëllimshme t’i vendosni para shtëpive apo në vendet e caktuara për mbeturina në lagjet përkatëse sipas datave të cekura.