“Lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall”

Ish-deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, ka kërkuar që të mundësohet tërheqja e kursimeve nga Trusti me arsyetimin se qytetarët janë në hall si pasojë e krizës ekonomike.

Ai ka thënë se një numer i konsiderueshëm i qytetarëve, sot po i vuajn pasojat e verfërisë.

Prandaj lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall!

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:
Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot, kjo për shkak të rritjes enorme të çmimeve dhe të pagave që nuk janë rritur tash e sa vjet!

Një numër jo i vogël i tyre, tashmë po i vuajn pasojat e varfërisë.

Prandaj lejoni njerëzit t’i marrin paratë e tyre nga trusti, sepse janë në hall!