Ministria vazhdon thirrjet për vaksinim: Pandemia COVID-19 s’ka përfunduar ende

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që s’janë vaksinuar ende që të vaksinohen, duke thënë se pandemia Covid-19 s’ka përfunduar ende, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSh’ja ka thënë se çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të hospitalizuar e më pak vdekje nga Covid-19.

“Pandemia COVID-19 nuk ka përfunduar ende. Çdo vaksinë e dhënë nënkupton më pak pacientë të shtrirë në spitale, më pak vdekje nga COVID-19 dhe, NE, më afër njëri-tjetrit. Vaksinohu edhe Ti! Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19!”, thuhet në postimin e MSh’së./Express
https://video.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/279708040_704706724054045_583668650668834294_n.mp4?_nc_cat=111&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQzMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=zLsJEMfQdKkAX8SO5zw&rl=430&vabr=239&_nc_ht=video.fprn4-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_47Ms1ytB8oGbn0WM2hiNrw3JNREnXiKb1pXwAPPrElQ&oe=62739647