Momenti i ndërhyrjes së mjekëve të Dritës e Ballkanit për t’i dalë në ndihmë tifozit që pësoi sulm kardiak

Gjatë ndeshjes mes Ballkanit dhe Dritës në Suharekë një tifoz pësoi sulm në zemër në tribuna.

Më pas, ekipet mjekësore të dy ekipeve u vunë në aksion dhe arritën t’ia shpëtonin jetën tifozit, shkruan Gazeta Express.

Të gjithë u angazhuan që të sillnin ekipet mjekësore te vendi ku ishte tifozi.

Në një foto të publikuar nga Drita shihet një pjesëtar i stafit mjekësor duke hipur në tribuna, i ndihmuar nga disa tifozë.