Mot i vranët dhe riga shiu edhe në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht të premten.

Sipas IHK, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.