Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 46 doza të vaksinës Anti-Covid

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë dhënë 46 doza të vaksinës Anti-Covid.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në të gjitha qytetet e Kosovës. që nga fillimi i pandemisë, janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.

Kurse me dozen e dytë, janë vaksinuar 819.281 qytetarë.