Një nënë e verbër që lutet për kurimin e syve të djalit, Elvis Naçi e surprizon me një lajm të madh

Por duket se sprova më e madhe e saj nuk ka qenë verbëria e syve. Kur solli në jetë djalin, shumë shpejt mësoi se edhe ai ishte i verbër. Pavarësisht se ka një titull si doktore shkencash, Valmira nuk ka mundur të gjejë punë në Kosovë. Ajo tregoi në emisionin N’Kosovë Show, se për të kuruar djalin, i duhet një shumë prej afro 20 mijë eurosh, para të cilat ajo nuk i ka.

Valmira: Fatkeqësisht edhe djali, pas lindjes, është diagnostifikuar me sëmundje të syve. Ka lindur totalisht i verbër. Në kontrolle rutinë më thirri pediatria, më tha se duhet kuptuar si prind, që Valniu, djali, vuan nga një sëmundje. Fillimisht e trajtuam me një mjekim në Kosovë, por ka dashur intervenim. Ne si familje jemi sprovuar me këto sëmundje. Djali ka mundësi që t’i kthehet shikimi. Kemi bërë intervenimin dhe të nesërmen, djali ka patur kontakt për herë të parë me dritën. Kemi vijuar me trajtimet e herëpashershme, por sytë nuk iu kanë zhvilluar si duhet. Ka patur tension në sy e prej kësaj mund ta humbasë syrin. Kjo mungesë e trajtimit, ka mundësi që t’i humbet komplet organi i syrit.

Tani gjendja ime është, e papunë, e pastrehë, vetëm me një pension të verbërisë jetoj, që i blej tim biri pampersa, ushqim etj.

Operacioni që i nevojitet djalit kushton rreth 20 mijë euro. Unë paret nuk i kam, asnjë cent. Vetëm shpresën në Zot e kam! Lutem vazhdimisht tek Zoti, lutem për çdo gjë tek Ai.

E teksa Valmira tregonte për sprovat e saj me të birin, pranë saj ndodhej dhe Elvisi, i cili u ul në studio pa i treguar Valmirës për prezencën e tij. Valmira vijon me rrëfimin për djalin e vjen një moment kur i dridhet zëri. Sytë e saj mbushen në lot…

“Unë nuk dua të qaj, se lotët e mi duhet t’i shndërroj në forcë për djalin…”-thotë Valmira, por më nuk mundet të mbajë lotët.

Në këtë moment, Elvis Naçi i drejtohet Valmirës me këtë mesazh.

“Ne nuk do ta lëmë djalin tënd të verbohet. Fondacioni Firdeus, merr përsipër që në këtë çast, që 20 mijë euro nga donacionet që kanë bërë shqiptarët e ndershëm, t’i shkojnë djalit tuaj. Motër e nderuar, nuk ke pse të shqetësohesh. Sot do ta kesh përkrahjen nga vëllezërit e motrat e tua shqiptare.”-thotë Elvisi.

“Valmira, Elvisi ka qenë këtu dhe të ka dëgjuar. Sonte ai po e dëshmon se ndodhet këtu për ju”-i shpjegon Valmirës drejtuesi i emisionit, Shpëtim Desku.

Valmira: Faleminderit shumë, Allahu ua shpërbleftë e nuk di çfarë mund të them, koment nuk më ka mbetur (qan)… nuk di çfarë t’ju them

Elvisi: Amin. Unë kam një koncept për paranë. Për shumë njerëz, leku është qëllim, por sapo kujtojmë se një ditë do të ikim nga kjo botë, lekun nuk e marrim dot. Njerëzit e mençuar e kthejnë paranë në mjet të rëndësishëm, sepse kryen halle e probleme e mund të gëzojmë shqiptarët, motrat e vëllezërit tonë.

Valmira: Unë Zotit nuk i jam lutur kurrë të më kthejë shikimin, sepse kam shpresuar se do të ma shpërblejë në xhenet… nuk kam kërkuar për veten, por kur erdhi puna tek im bir, ishte diçka tjetër. Unë e di sesa shumë kam vuajtur.