Njihuni me Specializantin e Kardiologjisë Dr. Kreshnik Jashari, ndër të vetmit që punon në elektrostimulim

Ky është specializanti i kardiologjisë, Dr. Kreshnik Jasharin, i cili është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në elektrostimulim në QKUK.

Dr.Kreshniku është duke ndjekur rrugën e suksesit sikurse babai i tij, Dr. Imri Jashari, i cili ishte 5 vite drejtor Klinike dhe ka themeluar edhe repartin e elektrostimulimit në QKUK. Dr.Imri Jashari ka një përvojë pune prej 30 viteve dhe ende është pjesë e stafit të QKUK-së, së bashku me dy djemt e tij Dr.Kreshnik Jashari dhe Dr.Petrit Jashari, që janë specializantë të kardiologjisë.

Dr.Kreshnik Jashari është ndër të vetmit që si specializant punon në elektrostimulim dhe kjo e dëshmon përkushtimin dhe pasionin e tij për profesionin dhe kujdesin e tij ndajë pacientëve.

Gjithashtu, dr.Kreshnik Jashari, përvojen e ka marrë nga babai i tij, Dr. Imri Jashari, që kanë edhe ordinancën e tyre private “Koronarja” në Ferizaj.