OBSH: Varianti Omicron2, më ngjitësi deri tash

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve me Covid në mbarë botën.

Kreu i organizatës ndërkombëtare Tentros Antanom Grebregesos, tha sot se rritja globale e rasteve mund të jetë maja e ajsbergut pasi disa vende raportojnë gjithashtu një ulje të normave të testimit.

“Gjatë javës së kaluar, ne kemi parë një rritje prej 8% të rasteve të zbuluara, me më shumë se 11 milionë raste të raportuara në OBSH, pavarësisht një reduktimi të ndjeshëm të testeve të zbulimit në mbarë botën,” tha epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkov në një konferencë për shtyp.

Kerkov, beson se rishfaqja e rasteve është rezultat i një kombinimi faktorësh. Vala e infeksioneve është rritur shumë nga nënvarianti BA.2 i Omicron. Pa dyshim, BA.2 “është varianti më ngjitës i virusit SARS-CoV-2 që kemi parë deri më tani,” këmbënguli Kerkov.

Sipas saj, kësaj i shtohet edhe heqja e masave kundër Covid-it në shumë vende, gjë që i jep virusit “mundësinë e përhapjes”, si dhe një mbulim jo të plotë vaksinimi në shumë vende të botës./S.K.