​Osmani dhe Kajar diskutojnë mbi çështjen e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari, me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Osmani shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri. Në anën tjetër, komandanti Kajari ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.