Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për urimin që i bëri Kosovës me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë.
Presidentja Osmani thotë se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të rrënjosura në vlerat e përbashkëta demokratike dhe një përkushtim për promovimin e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme.