Osmani në Doha: Rruga jonë për liri ka qenë e përgjakshme

Osmani në Doha: Rruga jonë për liri ka qenë e përgjakshme
Në edicionin e 20-të të Forumit të DOHA-s, në Katar po merr pjesë edhe presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani, ku foli për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke përmendur sakrificat e popullit të Kosovës, por edhe ndihmën e vendeve mike.

“Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas saskrificës së madhe”, theksoi presidentja Osmani.

Tutje ajo shtoi se Serbia, nën regjimin e njeriut, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, ka kryer krime të përgjakshme.

Mes tjerash, presidentja Osmani, në fjalimin e saj në Forumin e DOHA-s, shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën diplomatike, ekonommike, tregtare e kulturore./M.M.