Policia për shpërthimin në veri: Ishin mjete piroteknike

Policia e Kosovës i ka thënë Expressit se krismat e dëgjuara në Veri, dyshohet se janë nga mjetet piroteknike.

Para pak minutash, mediat lokale të Mitrovicës raportuan se në Veri janë dëgjuar shpërthime.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike.

Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një festeje të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.

Sipas një raportimi të “Jepi Zë”, banorët me të cilët kanë biseduar, po dyshonin se “mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha”.

Shpërthimet, sipas raportimeve, janë dëgjuar edhe në jugun e Mitrovicës. /Express/