Presidentja Osmani për iftar tek familja e një dëshmori në Gjilan: Aty gjetëm mikpritjen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Gjilanit.

E në fund të ditës, Osmani për iftar qëndroi tek një familje në fshatin Dobërçan.

Presidentja Osmani njoftoi të ketë vizituar familjen e dëshmorit, Nusret Hajdari, ku tha se gjetën mikpritje në iftarin e sotëm.

Osmani tha se uron që të vazhdojë tradita e tillë, e solidaritet, si tipar veçues i popullit tonë.