Putin jep paralajmërimin e frikshëm për luftën botërore

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka paralajmëruar një luftë të re botërore në 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas Putin, NATO dhe SHBA-të do t’i shpallnin luftë Rusisë përmes Ukrainës.

“Detyra është “të jemi vigjilentë dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që tmerret e një lufte globale të mos përsëriten. Rusia duhet të mbrohej nga armiqtë e saj në Perëndim, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara. Ukraina donte armë bërthamore, dhe nuk do e lejojmë këtë” ka thënë Putin.

Lideri rus mbajti një minutë heshtje për ushtarët e rënë duke thënë se “operacioni ushtarak special” i Rusisë në Ukrainë, ishte një masë e nevojshme.

Ai tha se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.