Putin mesazh përmes Abramovich: Thuaji Zelensky-t se do t’i zhduk nga faqja e dheut

“Thuaju atyre se do t’i zhduk nga faqja e dheut.” Ky është mesazhi që lideri rus raportohet t’i ketë përcjellë homologut ukrainas përmes oligarkut rus Roman Abramovich.

Times raporton se kjo ishte përgjigja e Vladimir Putinit për një notë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që përmban kushtet e Kievit për marrëveshje paqeje dhe që u dorëzua të mërkurën në Kremlin nga Abramovich.

Abramovich mbërriti në Moskë pas një ndalese në Stamboll. Më pas ai u takua me Zelensky-n pasi kishte marrë pjesë në negociatat e para midis rusëve dhe ukrainasve.

Bëhet fjalë për negociatat gjatë të cilave, në fillim të marsit, ai dyshohet se shfaqi simptoma të dyshimta të helmimit (si dy delegatë ukrainas), nga të cilat duket se është shëruar tashmë.