Qytetarët kërkojnë t’u lejohet tërheqja e parave nga Trusti

Edhe qytetarët kanë mendime të ndryshme për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, por disa thonë se në këtë kohë krize duhet t’u mundësohet qytetarëve t’i terheqin paratë nga trusti.

Por që për kerkesat e qytetarëve, deputeti Bekim Haxhiu nuk është ndalur asnjëherë duke kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet një gjë e tillë.

““Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend. Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesë e qytetarëve për të ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit!”, përfundoi ai.”

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/532951821532418