Rastet e reja me COVID në 24 orët e fundit, Ministria publikon raportin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 56 raste të reja me koronavirus, raporton Express.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1mijë mostrave.

Nga dje janë shëruar 32 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 668.