Real Madridi me postim epik për Benzeman pas fitores së madhe ndaj Chelseat

Real Madridi ka bërë një hap të madh para në rrugën për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 1:3, rezultat ky që i jep komoditet të madh spanjollëve, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez, Karim Benzema ishte edhe njëherë protagonist i ndeshjes, duke dëshmuar formën perfekte që po kalon.

Ai shënoi të tre golat e mysafirëve, dy prej të cilëve me kokë dhe një nga gabimi i portierit, Edouard Mendy.

Pas ndeshjes, Real Madridi bëri një postim epik në profilin e tyre në Twitter për francezin.

“Futbolli është lojë e thjeshtë, luajnë 11 kundër 11 dhe gjithmonë shënon Benzema”, thuhej në postimin e tyre.
https://twitter.com/realmadrid?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511810227347279881%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Freal-madridi-me-postim-epik-per-benzeman-pas-fitores-se-madhe-ndaj-chelseat%2F