Scholz: Vendet e BE-së duhet të bëjnë më shumë për refugjatët ukrainas

Kancelari gjerman Olaf Scholz u kujtoi vendeve anëtare të BE-së detyrën e tyre për të pritur refugjatët që kërkojnë mbrojtje nga lufta në Ukrainë.

“Premtimet e mëparshme për t’iu ofruar këtyre njerëzve ndihmë duhet të bëhen konkrete tani”, tha Scholz.

“Deri më tani shumica e refugjatëve kanë mbërritur në vendet në kufi me Ukrainën ose Gjermaninë”, shtoi kancelari gjerman Scholz.

“Vendet e tjera të BE-së tani, duhet të presin një numër të caktuar refugjatesh që ikin nga Ukraina, të cilët nuk e dinë se ku duan të shkojnë”, theksoi ai.