Shefqet Krasniqi: Burri nuk e ka borgj me pyet gruan e parë për me marr gruan e dytë

Dr. Shefqet Krasniqi thotë se burri nuk e ka borxh që ta pyes gruan e parë, për të marr edhe një grua, këtë rast gruan e dytë.

Kështu është shprehur në emisionin INFOD në DTV, kur është pyetur për gruan e dytë.

Ai thotë se është e drejt e grave që mos me nejt më një shtëpi.

“Prej drejtave që ka gruaja është me thanë se unë nuk muj ta ndali me marr grua tjetër, por nuk ta dua në shtëpinë time, a more vesh, kjo ma marr fund! Kur e ki ditën ki me nejt me mua, je i jemi, kur shkon atje je i sajna. Ama nuk të dua në shtëpi është e drejt e saj”, thotë Krasniqi.

Ai pohon se burri ka për obligim që nëse gruaja e kërkon banim të veçantë duhet me ia plotësua kushtet.

Ndër tjera, Krasniqi thotë se nuk ka nevojë që burri me i fol njëres grua për tjetrën.

Ai thotë se duhet me gjykua drejt burri për të dyaja gratë.

“Nuk e ka borxh burri me pyet gruan e parë a me marrë të dytën. Nuk e ka obligim. Por gruaja e parë ka të drejt me qit ksuhte, ndër to me thanë mua dua me ma sigurua shtëpinë time, nuk ta dua në shtëpi”, shprehet ai.

Shikojeni videon e plotë më poshtë: