Shifra shqetësuese: 8 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

8 raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë sipas raportit të policisë së Kosovës.

3 prej këtyre rasteve janë raportuar në rajonin e Prishtinës ku viktima në dy prej tyre kanë qenë gratë, ndërsa në 1 burri.

Rastet e tjera kanë ndodhur në Viti, Prizren, Rahovec, Gjakovë e Klinë dhe në të gjitha rastet viktima ishin gratë.

Këto janë raportet e fundit të policisë:

DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë, 19.03.2022 – 00:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë, 19.03.2022 – 10:30. Viktima femër kosovar e ka raportuar se në banesën e saj, vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj, ndërsa bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë, 19.03.2022 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që sipas babait të saj, viktimës mashkull kosovar, e dyshuara që katër vite ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik. E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në klinikën e psikiatrisë.

Viti, 19.03.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Prizren, 18.03.2022 –16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Rahovec, 19.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, të njëjtën e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë, 18.03.2022 – 21:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Klinë, 19.03.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /lajmi.net/