Shteti i gjashtë më i madh në botë nis kamionët e blinduar në Ukrainë

Australia ka dërguar tre nga 20 kamionët e parë ushtarakë të blinduar në Ukrainë, pas një kërkese nga presidenti ukrainas Zelensky javën e kaluar.
Automjetet e fortifikuara Bushmaster do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e Iuftës, por jo për sulme ushtarake.
Zelensky mbajti një fjalim në parlamentin e Australisë javën e kaluar, kombi i 20-të me të cilin foli, ku falënderoi këtë shtet për mbështetjen e tij të palëkundur deri më tani.

Australia është zotuar se do të japë 190 milionë dollarë australianë në ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës.

“Zoti President, populli i Australisë qëndron me Ukrainën në luftën tuaj për mbijetesë”, tha kryeministri Scott Morrison në përgjigje të Zelensky javën e kaluar. Udhëheqësi australian ka deklaruar vazhdimisht se demokracitë liberale duhet të bashkohen për të mbrojtur lirinë dhe “të drejtën për të jetuar pa detyrimin”.

Kryeministri australian Morrison ka deklaruar vazhdimisht se demokracitë liberale duhet të bashkohen për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën për të jetuar pa detyrimin, frikësimin dhe grushtin brutal të forcës.