Thyhet rekordi, mbi 90 mijë tifozë në “Camp Nou” për El Clasicon e vajzave

Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve te vajzat mes Barcelonës dhe Real Madridit do të hyjë në histori.

Mbi 90 mijë shikues ishin në stadiumin “Camp Nou” për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Saktësisht, 91 mijë e 553 persona ndoqën nga afër ndeshjen e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndërkohë, Barcelona arriti kualifikimin duke fituar 5:2, në total 8:3 nga dy ndeshjet.
https://pbs.twimg.com/media/FPHp2H5VgAEbAuD?format=jpg&name=small