“Tregime Popullore” Projekti filmik i DTV-së që ka bërë për vete shikues nga brenda dhe jasht vendit

Televizioni DTV së fundmi ka sjellë një projekt të madh filmik të metrazhit të shkurtër “Tregime Popullore”, e që shikuesit kanë rastin ta shohin çdo të shtunë nga ora 21:30 në ekranin televiziv DTV si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në youtube.

Me producent Ramiz Vitia, skenar dhe regji Qëndrim Krasniqi, DTV ka sjellë në ekranin televiziv projektin “Tregime Popullore” e që përmes vizualitetit fokus të risjellë pranë shikuesit, aforizmat, tregimet dhe traditat shqiptare.
“Besa”, një tregim popullor që në pah vë faljen e gjakut brenda familjarëve ka prekur zemrat e shumë shikuesve dhe ka qenë një fillim i mbarë që tregimet e tjera pas “Besës” të mirëpriten mjaft mirë nga java në javë nga audienca mbarë shqiptare.

Aktorët e këtyre tregimeve gjithashtu janë ata që çdo tregim dhe ngjarje sjellin në mënyrë mjaft profesionale kohën e kaluar dhe traditat shqiptare.
Produksioni ka menduar detajisht për realizimin e këtij projekti që nga përzgjedhja e shtëpive të vjetra, dialogu që zhvillohet në këto tregime e deri tek kostumografia në mënyrë që pasqyrimi i kohës së kaluar të jetë sa më reale.

Sonte në ora 21.30 në DTV mund ta ndiqi tregimin e radhes “Hajni i Shpisë” që vë në pah bashkëjetesen mes anëtarve të shumtë të familjeve shqiptare, trajtimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre.
“Besa”, Pleqnari, “Bariu, “Njeriu i ligë”, “Msiti”, Besa e Dashnisë, “Sherri i fëmijëve” e deri te tregimi i fundit “Hajni i Shpisë” janë ngjarje që kanë pasqyruar dhe pasqyrojnë realitetin e mëhershëm shqiptar. /IndeksOnline