​Ukraina e Rusia do të zhvillojnë bisedimet në Turqi

Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi nga nesër deri të mërkurën, ka bërë të ditur në mediat sociale negociatori ukrainas David Arakhamia.

Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pasi Rusia nisi një pushtim muajin e kaluar, si “shumë të vështira”, shkruan Sky News.

Sot më herët, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës Kyrylo Budanov ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të merr kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime.