Ushtarët e FSK-së diplomojnë në Çeki, Mehaj: Gati t’i kontribuojmë stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se një toger dhe dy rreshterë shtabor të FSK’së kanë diplomuar në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë, raporton Express.

Sipas Mehajt, këta ushtarakë tashmë janë të gatshëm për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë.

“Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve.

Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!🇬🇧🤝🇽🇰”, ka shkruar Mehaj.
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/295906082650779