Vdekja e beftë e Muamer Zukorliçit: i helmuar?

Muamer Zukorliq, një ndër figurat më të njohura islame të Serbisë, i cili ndërroi jetë papritmas dhe në një moshë relativisht të re pak muaj më parë, mendohet se është helmuar.

Kjo u deklaruar nga i biri i tij, njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usama Zukorliç.

Ai tha se familja e tij dyshon hapur se i ndjeri është helmuar dhe se kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së tij pak më shumë se pesë muaj më parë.

“Nga dy laboratorë të pavarur në botë kemi marrë rezultate që tregojnë se myftiu i ndjerë është helmuar. Nga një laborator kemi marrë një konstatim se ekziston një probabilitet i lartë që ai të jetë helmuar nga metalet e rënda, ndërsa një laborator tjetër ka thënë se personi është helmuar me ushqim”, tha Usame Zukorliç.

Ai përmendi se do të nisë një hetim në nivelin më të lartë të Republikës së Serbisë.

Kjo ka bërë që e veja e tij, Elma Elfiç Zukorliç, të kërkojë deri dhe zhvarrim për të zbuluar të vëtetën e vdekjes së papritur të të shoqit.

“Fëmijët dhe unë kërkojmë që të marrim informacion të plotë, për të cilin kemi të drejtë absolute; zhvarrim dhe autopsi. Të nisi hetimi, të gjendet fajtorin dhe të nxjirret para drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë: Muamer ef. Zukorliç, ish-president dhe kryemyfti i Bashkësisë Islame në Serbi, ndërroi jetë më 6 nëntor 2021. Ai ishte figura më e fortë islame në Serbi, një lloj Izetbegoviçi i Sanxhakut sa i përket rolit imponues që kishte në shoqëri dhe politikë.