Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare.
Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar në llogarinë e Albright në Twitter.
“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, u tha në deklaratën e familjes Albright.
Madeleine Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post më 1997. Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001.
Albright ka qenë në Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.
Albright vizitoi Kosovën një muaj pas përfundimit të luftës së vitit 1999 në Kosovë.