VIDEO-Osmani priti me ceremoni të lartë shtetërore homologun letonez

Afet BELA/ RTKlive.com

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të premten ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun letonez Egils Levits.

Ndryshe temë e diskutimeve sipas Presidencës letoneze, do të jetë siguria në Evropë.

Për këtë arsye, edhe sheshi “Ibrahim Rugova”, që ndodhet para institucioneve si Presidenca, Kuvendi e Qeveria, janë bllokuar që në orët e hershme të mëngjesit.

Gjithashtu, edhe disa rrugë të kryeqytetit janë stolisur me flamuj të Kosovës dhe të Letonisë në shenjë mirëseardhje për kreun e shtetit letonez.

Presidenti letonez, në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën 11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=768209614149089
Vizita e tij është e para në Kosovë, por jo edhe e vetmja e një zyrtari të lartë letonez. Kjo pasi më parë, Prishtinën e kishte vizituar ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Artis Pabriks.