Yakin vjen me një ndryshim të madh në formacionin e Zvicrës, para duelit me Kosovën

Pritet një ndryshim në portën e Zvicrës në ndeshjen ndaj Kosovës. Sipas asaj që po raporton mediumi i njohur, Blick, në portë nga minuta e parë do të luajë Gregor Kobel, portieri i Dortmundit, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte paraparë të luante në “Wembley” ndaj Anglisë, por në vend të tij startoi Jonas Omlin, portieri i ekipit francez, Monpellier. Kjo pritet të jetë ndeshja e dytë për Kobel me Zvicrën.

Pas kësaj, trajneri i “helvetikëve”, Murat Yakin do të vendosë se kush do të jetë numri 2 pas Yann Sommer.