Zelensky: Granatimet ruse po pengojnë evakuimin nga Mariupoli

Në fjalimin e tij të fundit drejtuar vendit, presidenti i Ukrainës theksoi se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat teatri atje që u bombardua të enjten.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin e rrethuar jugor , Mariupol që të hapin korridoret humanitare.

BBC raporton se ushtria ruse njoftoi më herët se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit Mariupol, ku mijëra njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar.Zelensky gjithashtu tha se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë shumë të ngadalta.

“Ne përsëri u kujtojmë disa liderëve perëndimorë se do të jetë një humbje morale për ta, nëse Ukraina nuk merr armë më të avancuara” tha ai.