“Zonja X” shfaqje premierë në Teatrin Adriana

“Zonja X” është shfaqja premierë që do të jepet në teatrin Adriana në Ferizaj.

Në faqen zyrtare të teatrit ditë më parë u publikua lista e shfaqjeve të cilat do të luhen gjatë muajit mars.

“Zonja X” është shfaqje e Seadet Beqirit e me regji të Kastriot Saqipit.

Ndryshe, të tjera shfaqje që do të jepen në teatrin e Ferizajt janë edhe “Marksistët e Leninistët e Zvicrës”, “E Vërteta”. Ndërkaq dje(16 mars) u dha “King Lori..”.