Zyrtare: Sali Berisha kandidon për kryetar të PD-së

Sali Berisha synon që përsëri ta marrë kreun e Partisë Demokratike, nga ku kishte dhënë dorëheqje vite më parë.

Lideri shumëvjeçar i PD-së, Sali Berisha, tha sot se ai do të kandidojë për kreun e partisë, ndërkohë theksoi se fton edhe kandidatët e tjerë të bëhen pjesë e garës.

“Që të them se më detyron të përsëris përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem, do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, çdo deputet që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur, të ndershme, me rregulla. Nga ana tjetër i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të formojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe i garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Por tani të themi që nuk mund të ketë, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj, ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë, por anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha.